Pas 5 vitesh në burg në Serbi, Nezir Mehmetaj kthehet në shtëpi, familja falënderon për mbështetjen

by informim peje

Pas më shumë se pesë vjetësh të mbajtur në paraburgim në Serbi, Nezir Mehmetaj është liruar dhe është kthyer në shtëpi, ka bërë të ditur familja e tij.

Lajmin e ka konfirmuar vëllai i tij, Valon Mehmetaj, përmes një postimi ku ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur familjen gjatë kësaj periudhe të vështirë.

banner

“Faleminderit të gjithëve që keni ndarë me ne këtë moment kaq të veçantë! Urimet tuaja të ngrohta dhe fjalët mbështetëse na kanë dhënë forcë dhe gëzim në këtë kohë të rëndësishme”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Valoni theksoi se lirimi i Nezirit përbën një fillim të ri për familjen, duke shtuar se shpresojnë në një të ardhme më të mirë.

“Vëllai im është liruar nga burgu, dhe ne jemi të lumtur që ai më në fund është kthyer në shtëpi.”

Nezir Mehmetaj ishte arrestuar në vitin 2020 nga autoritetet serbe, nën dyshimet për krime lufte gjatë konfliktit të viteve 1998–1999 në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy