Petkoviq kundërshton emërimin e Rashiqit: “Vendim joligjor, serbët do t’i përgjigjen me mbështetje edhe më të madhe për Listën Serbe”

by engel

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur këtë vendim “krejtësisht joligjor”.

Në një postim në platformën X, Petkoviq ka deklaruar se ky post i takon “ekskluzivisht përfaqësuesve të Listës Serbe”, dhe jo, siç tha ai, “përfaqësuesve të emëruar politikisht nga Albin Kurti”.

banner

“Shkeljet e vendimeve ligjore nga Kurti arritën kulmin sot. Nëse Kurti zgjedh Rashiqin, serbët do ta zgjedhin Listën Serbe edhe më fuqishëm,” shkroi Petkoviq.

Ai u bëri thirrje serbëve në Kosovë që në zgjedhjet lokale të së dielës të mbështesin Listën Serbe, duke theksuar se ajo është “forca e vetme që mbron interesat e komunitetit serb në Kosovë”.

Zgjedhja e Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës ka ngjallur reagime të ndryshme në Prishtinë dhe Beograd, duke thelluar debatet për përfaqësimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy