Sabotoi seancën, lajmërohet Limaj: Zgjedhja e Rashiqit antikushtetuese

by Nexhat

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se zgjedhja e Nenad Rashiqit nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, është anti-kushtetuese.

Limaj tha se konstituimi i Kuvendit të Kosovës, i shpallur sot nga kryetari Dimal Basha, është anti-kushtetues.

banner

“Kjo çka ka ndodhur sot është tërësisht antikushtetuese, zgjedhja e nënkryetarit është anti-kushtetues. Aktgjykimi i fundit tërësisht e specifikon se nënkryetari serb vjen nga propozimi i shumicës serbe. Praktikisht, sot shumica shqiptare e ka zgjedhur sot nënkryetarin e pakicës serbe”, tha Limaj.

Limaj tha se nuk do të hyjë në negociata me askënd për formimin e qeverisë derisa të ketë qartësi rreth ligjshmërisë së zgjedhjes së Rashiqit. /KlanKosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy