Trump sugjeron përjashtimin e Spanjës nga NATO

by informim peje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të enjten ka sugjeruar që Spanja të shqyrtohet për përjashtim nga NATO, për shkak të mospërmbushjes së angazhimeve për shpenzimet ushtarake.

Në qershor, vendet anëtare të NATO-s u pajtuan për rritjen e ndjeshme të buxhetit të mbrojtjes, duke vendosur cakun prej 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP), në përputhje me kërkesën e presidentit amerikan, i cili vazhdimisht ka kërkuar që vendet evropiane të kontribuojnë më shumë për sigurinë e tyre.

banner

Megjithatë, kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, në atë kohë deklaroi se nuk do ta përkrahte këtë objektiv, duke e konsideruar të papërputhshëm me modelin social dhe vizionin ndërkombëtar të Spanjës.

Gjatë një takimi në Zyrën Ovale me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, Trump theksoi se liderët evropianë duhet të ndërmarrin veprime ndaj Spanjës për të garantuar angazhimin e saj ndaj aleancës.

“Ju duhet t’i flisni Spanjës. Duhet t’i thërrisni dhe të merrni vesh pse janë të prapambetur në shpenzime,” tha Trump, duke shtuar:
“Ata nuk kanë justifikim për të mos e bërë këtë. Por në rregull, ndoshta duhet t’i përjashtoni nga NATO-ja, sinqerisht.”

Spanja është anëtare e NATO-s që nga viti 1982.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy