11 vjet nga Beogradi, Sadiku rikujton: Ishte “Autochthonous” që na çoi në Euro 2016

by informim peje

Autochthonous”, 11 vjet më parë trazoi Beogradin në ndeshjen kualifikuese për Euro 2016 mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Ishte Ismajl Morina ai që ngriti “flamurin më të bukur kombëtar”, i njohur ndryshe me nofkën “Ballisti”.

banner

11 vjet më vonë, Shqipëria do të ndeshet sërish me Serbinë, kësaj here në Leskoc, derisa rrezikshmëria e kësaj ndeshje është klasifikuar e lartë nga UEFA.

Gazetari dhe Drejtori i Sportit në Art Motion, Arlind Sadiku, në emisionin “Weekend”, tha se pikërisht “Autochthonous”, Shqipërisë ia dha kualifikimin e parë në Kampionatin Evropian.

“Ky flamur na ka kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Evropian, se neve patën me na rreh edhe pa këtë flamur, në fushë e tifozët, e fitoren ia dha Serbisë, sepse ne u dorëzuam sipas zyrtarëve të UEFA-s. Por pasi Federata Shqiptare e çoi rastin në KAS, ne fituam 3-0:, tha Sadiku.

“Por pse duhet të ndihen të provokuar serbët, nëse ne shfaqim flamurin Kuq e Zi? Sonte do ta ketë detyrim Serbia që ta vendos”, tha tutje ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy