Drake e paditi për shpifje, por gjykata i dha të drejtë Kendrick Lamar

by jonzefaj

Drake ka pësuar një humbje të madhe në përpjekjen e tij ligjore kundër Universal Music Group (UMG), pas padisë që ngriti për këngën diss të Kendrick Lamar, “Not Like Us”.

Gjyqtarja federale Jeannette A. Vargas rrëzoi padinë e Drake, duke argumentuar se tekstet e këngës nuk përbëjnë deklarata faktike, por janë shprehje të lirisë artistike dhe hiperbolike.

banner

Drake, i cili kishte paditur kompaninë e labelit të tij Republic Records, pretendoi se kënga e Lamar e përshkruante në mënyrë shpifëse si “pedofil”. Megjithatë, gjyqtarja theksoi se vargjet e Lamar ishin pjesë e një këngë diss, një formë e artit ku artistët shpesh përdorin akuza dhe fyerje për efekte dramatike, dhe se ato nuk mund të interpretoheshin si pretendime faktike.

Në vendimin e saj, gjyqtarja përmendi gjithashtu një këngë të mëparshme të Drake, “Taylor Made Freestyle”, ku ai përdorte zëra të gjeneruar nga inteligjenca artificiale për të bërë aluzione për “vajzat e reja”, duke u treguar se këngët diss shpesh përmbajnë gjuhë figurative. Padia e Drake përfshinte gjithashtu akuza për manipulim të popullaritetit të këngës dhe incidente të dhunshme në shtëpinë e tij, por ato u hodhën poshtë për mungesë provash.

Pavarësisht kësaj përplasjeje ligjore, Drake vazhdon me karrierën e tij, duke përgatitur albumin e tij të ri “Iceman”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy