Jennifer Lopez humbi 4.5 kg për rolin në “Kiss Of The Spider Woman”, flet për dietën dhe stërvitjet

by jonzefaj

Jennifer Lopez ka zbuluar se humbi peshë për të luajtur në muzikalin “Kiss Of The Spider Woman”.

Bukuroshja 56-vjeçare i tha Gayle King se transformimi i saj ishte për rolin, jo për stresin e ndarjes nga Ben Affleck, ndërsa xhiroi filmin në prill të vitit 2024.

banner

Sipas nutricionistes funksionale Monica Partier, Lopez, me gjatësi 170 cm, ra rreth 4.5 kg për rolin, duke shkuar nga një peshë normale rreth 75 kg, shkruan DailyMail.

Partier vuri në dukje se humbja e kësaj peshe brenda një muaji është një arritje e madhe, veçanërisht për një grua në të pesëdhjetat, dhe se Jennifer ndoshta hoqi dorë nga sheqeri, produktet e qumështit dhe karbohidratet e këqija për të arritur këtë rezultat.

Lopez ka përjetuar më parë dieta të rrepta, përfshirë një regjim “pa sheqer, pa karbohidrate” në vitin 2019, dhe e quan stërvitjen si një faktor kyç për mirëqenien e saj.

Ajo thekson se kujdesi për trupin e bën më të aftë për të kujdesur për të tjerët dhe ndan se është e hapur për takime, duke pritur që në jetën e saj të vijë dikush i veçantë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy