Komandanti i KFOR-it viziton kontingjentin turk në Prizren: pjesë kyçe e sigurisë në Kosovë

by informim peje

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, ka vizituar sot kontingjentin turk të vendosur në Kampin “Sulltan Murat” në Prizren.

Kjo vizitë vjen në kohën kur baza turke po pret gjithashtu edhe batalionin e Forcës Rezervë Operacionale (ORF), të dislokuar përkohësisht në mbështetje të KFOR-it në Kosovë.

banner

Gjatë qëndrimit të tij në kamp, gjeneral Ulutas ka përgëzuar trupat turke për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, duke vënë në pah rolin që ato luajnë në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Ai theksoi se prania e kontingjentit turk përfaqëson një mbështetje të rëndësishme për misionin e KFOR-it dhe për përpjekjet e përgjithshme drejt krijimit të një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Kjo forcë është një element kyç për sigurinë rajonale dhe dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s për paqen dhe stabilitetin në Kosovë”, u shpreh Ulutas.

KFOR-i ka përsëritur angazhimin e tij për të zbatuar mandatin e dhënë nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Misioni i KFOR-it thekson se bashkëpunimi i ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in mbetet thelbësor për garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes në vend, në përputhje me rolet përkatëse të secilës palë në zinxhirin e reagimit të sigurisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy