Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës

by informim peje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar sot Albin Kurtin për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës brenda 15 ditëve.

Mandatimi i tij vjen pas propozimit të emrit nga partia Lëvizja Vetëvendosje dhe pas përmbylljes së konstituimit të Kuvendit të Kosovës të premten pas zgjedhjes së Nenad Rashiq nënkryetar.

banner

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, ka nënshkruar sot Dekretin, me të cilin mandaton z. Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy