Saipi dhe Hoxha optimistë për Suedinë: Kosova kërkon rezultat pozitiv

by engel

Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për ndeshjen kundër Suedisë, që zhvillohet të hënën në Gotenborg, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026. Futbollistët që luajtën ndaj Sllovenisë u rikuperuan në hotel, ndërsa pjesa tjetër stërviti me intensitet në Hajvali.

Nga grumbullimi janë larguar Fidan Aliti (pezullim) dhe Lumbardh Dellova (lëndim). Seanca e fundit stërvitore do të zhvillohet nesër paradite, para udhëtimit për në Suedi.

banner

Portieri Amir Saipi u shpreh optimist, duke theksuar qetësinë dhe përkushtimin si çelës për sukses. Ai beson se Kosova mund të marrë rezultat pozitiv, pavarësisht forcës së kundërshtarit.

Edhe mesfushori Veldin Hoxha vlerësoi paraqitjen ndaj Sllovenisë dhe mbështetjen e tifozëve. Ai tha se ekipi është i motivuar dhe i përgatitur për të dhënë maksimumin në përballjen me Suedinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy