Tony Blair u takua me Jeffrey Epstein në Kryeministri

by informim peje

Tony Blair u takua me Jeffrey Epstein në rezidencën zyrtare të kryeministrit britanik më 14 maj 2002, ndërsa ishte ende në detyrë si kryeministër, pas një rekomandimi nga Peter Mandelson. Kështu zbulojnë dokumentet e reja, të publikuara nga Arkivi Kombëtar.

Vizita e Epstein te Blair ndodhi pas një sugjerimi që Mandelson i bëri shefit të stafit të Blair, Jonathan Powell. Në atë kohë, Mandelson ishte deputet i pavarur i Partisë Laburiste, por mbetej një aleat i afërt i Blair.

banner

Ai kishte dhënë dorëheqje nga qeveria pak më shumë se një viti më parë, pas një skandali. Në një e-mail, Mandelson e kishte përshkruar Epsteinin si një “mik”.

Jonathan Powell, i cili tani është këshilltar për sigurinë kombëtare i liderit aktual të Laburistëve, Keir Starmer, ka qenë gjithashtu i përfshirë në një rast të diskutueshëm, lidhur me një çështje spiunazhi kinez.

Sipas dokumenteve të publikuara për BBC-në, një memo e përgatitur nga zyrtari i lartë civil Mattheu Rycroft e përshkruante Epsteinin si mik të Mandelson, ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe princit Andrew, Duka i Jorkut.

Një zëdhënës i Blair deklaroi se takimi ndodhi “shumë kohë përpara se të dihej për krimet e Epstein dhe dënimin e tij më pas”.

Një zëdhënës i qeverisë tha se Powell thjesht kishte përcjellë kërkesën, në rolin e tij si shef i stafit.

Epstein u shpall fajtor për prostitucion, pasi ishte akuzuar nga një e mitur në qershor 2008. Ai vdiq në burg në vitin 2019.

Publikimi i dokumenteve më parë ishte bllokuar nga zyrtarë qeveritarë, me arsyetimin se mund të dëmtonte marrëdhëniet ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve. Megjithatë, Arkivi Kombëtar i publikoi tani dokumentet, si rezultat i një kërkese për informacion.

BBC raportoi se në një e-mail të Mandelson drejtuar Powell, një javë përpara takimit, flitej për këtë çështje.

“A e mban mend kur Clinton pa TB (Tony Blair) dhe tha se donte t’i prezantonte mikun e tij të udhëtimeve, Jeffrey Epstein? Mendoj se TB do të ishte i interesuar të takohej me Jeffrey-n, i cili është edhe mik i imi, sepse Jeffrey është një sipërmarrës, si dhe dikush që është i lidhur me shumë tregje e monedha botërore. Ai është i ri dhe energjik. Është ‘njeri i sigurt’ dhe Clinton tani po udhëton shumë me të”.

Mandelson shton se e kishte informuar Tony Blair se Jeffrey do ishte në Londër dhe se ai donte ta takonte.

“Ia përmenda TB që Jeffrey do të jetë në Londër javën tjetër dhe ai tha se do të dëshironte ta takonte”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy