Këtë të shtunë, më 11 tetor, do të nis shpërndarja e materialit zgjedhor për zgjedhjet komunale që do të mbahen të dielën.
Lajmi është konfirmuar nga një njoftim zyrtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas KQZ-së, shpërndarja do të fillojë në orën 08:00 të mëngjesit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), nga ku materialet do të dërgohen në të gjitha komunat e vendit. Procesi do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe me monitorimin e institucioneve përkatëse për të garantuar transparencën dhe rregullsinë e tij.
Materialet përfshijnë fletët e votimit, listat e votuesve, pajisjet për identifikim dhe mjete të tjera të nevojshme për administrimin e zgjedhjeve në të gjitha qendrat e votimit.