Abdixhiku: LDK ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se 12 tetori është fitues për këtë subjekt politik në 12 komuna.

Në një konferencë për media, ai ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë votuar dhe kanë zhvilluar një proces demokratik, të drejtë dhe të kulturuar për zgjedhjet lokale.

banner

“Dua t’i falënderoj në veçanti të gjithë komisionerët e LDK-së që deri në këto momente kujdesen për votën e qytetarëve të Kosovës. Dua të falënderoj edhe institucionet përgjegjëse për organizimin e këtyre zgjedhjeve, në radhë të parë KQZ-në, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës, si dhe juve, mediat, për pasqyrimin e drejtë të këtij procesi.

Mbi të gjitha, dua të falënderoj edhe votuesit e LDK-së që në këto zgjedhje lokale na dhanë mbështetje të madhe. LDK në këtë konferencë për media konfirmon se ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna. 12 tetori është fitore në 12 komunat e Kosovës,” u shpreh Abdixhiku.

Abdixhiku ka treguar edhe komunat që kanë fituar në raund të parë në këto zgjedhje lokale.

“LDK shpall fitore në Istog, në Lipjan dhe në Junik, urojmë kryetarët e tashëm dhe të ardhshëm të këtyre komunave,” u shpreh Abdixhiku.

I njëjti shtoi se janë afër që ta përfundojnë garën me raund të parë edhe në Pejë, sipas tij, presin se me votat e diasporës ta kalojnë këtë prag në Pejë. Ai tha se të parët janë edhe në Prishtinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy