Asllani pas fitores ndaj Serbisë: Tani të mendojmë për Andorrën

by Nexhat

Pas fitores historike ndaj Serbisë në Leskovc, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, ka ndarë emocionet e kësaj sfidë të veçantë.

Ai e përshkroi përballjen si një ndeshje të fortë dhe të ngarkuar emocionalisht, por që kuqezinjtë e kishin përgatitur me synimin e vetëm – fitoren.

banner

“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, por e kishim përgatitur mirë dhe e dinim se duhej të jepnim gjithçka në fushë. Tani do të hedhim shikimin nga Andorra. Sigurisht, ajo është ndeshja më e vështirë për ne në këtë moment, sepse duhet të marrim me patjetër tri pikët,” u shpreh Asllani.

Në Grupin K të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, Shqipëria ndodhet në ndjekje të vendit të dytë. Pas gjashtë ndeshjesh, kuqezinjtë kanë grumbulluar 11 pikë, katër më shumë se Serbia e vendit të tretë, e cila ka luajtur një ndeshje më pak.

Atmosfera në kampin kuqezi mbetet e qetë, por e fokusuar – me objektivin e qartë për të marrë maksimumin në përballjen e radhës ndaj Andorrës, që mund të rezultojë vendimtare për rrugëtimin drejt Botërorit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy