Gjuajtja me armë në Komoran, kryeprokurori: S’ka të ndaluar, të përfshirët ikën nga vendi i ngjarjes, do t’i arrestojmë

by Nexhat

Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka thënë se pas të shtënave me armë zjarri, të dyshuarit e përfshirë në incident kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Ai tha se prokuroria e policia do të angazhohen për arrestimin e tyre, ndërsa tha se sipas informatave të deritanishme rasti s’ka të bëjë me procesin zgjedhor.

banner

“Është një gjuajtje me armë, por nuk e kemi të vërtetuar ende gjendjen faktike të saktë në detaje nëse është gjuajtur në drejtim të personave që kanë qenë të involvuar. Nuk ka persona të ndaluar, personat që kanë qenë të involvuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes, mirëpo policia dhe prokuroria patjetër që do t’i arrestojnë. Janë tre persona të përfshirë, të tre sipas informatave të njëjtit kanë të kaluar kriminale”, tha ai.

Ndërkaq, më herët policia për këtë rast tha se u shoqëruan në polici dy persona.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy