Hargreaves pas veriut shkon në Drenas: Më shumë njerëz po dalin në votime, shpresoj që të gjithë votojnë

by Nexhat

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, pas vizitës së tij në veri të vendit, ka vizituar edhe vendvotime në komunën e Drenasit për të parë procesin zgjedhor.

Ai tha se janë të lumtur që po shohin njerëz duke e shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, ndërsa iu bëri thirrje të gjithë atyre me të drejtë vote që të dilnin e të zgjidhnin përfaqësuesit e tyre nëpër komuna.

banner

“Ndalesa jonë e radhës ishte në Drenas, të lumtur që më shumë njerëz po dalin për të votuar pasdite. Shpresoj që të gjithë kosovarët do ta përdorin të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokalë komunalë”.

Hargreaves më herët tha se ka vizituar disa qendra të votimit në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan.

“Është e mrekullueshme t’i shohësh njerëzit duke marrë pjesë në këto zgjedhje shumë të rëndësishme për Kosovën, njerëz që e shprehin vullnetin se kush do t’i përfaqësojë ata për çështjet që i shqetësojnë më së shumti në jetën e përditshme”, kishte thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy