Ruzhdi Shehu i LDK-së ka shkruar në Facebook duke falënderuar për përkrahjen
Sipas KQZ-së deri tash janë numëruar 51.38% të votave.
LDK-ja me Ruzhdi Shehun ka 47.91% të votave, ndërkaq Agron Kuçi i AAK-së 40.68%.
Por Ruzhdi Shehu thotë se kanë fituar pa balotazh në Junik.
“URIME JUNIKU IM Sikurse të gjitha premtimet tjera, sot e kemi mbajtur edhe një tjetër premtim që e kemi thënë nga fillimi: VAZHDOJMË +4 PA BALOTAZH së bashku me mërgatën tonë të dashur. Sonte e kemi festën e fitores historike, për Junikun tonë që e duam pafund. Zoti e bekoftë Junikun dhe junikasit. Rroftë Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka shkruar Shehu