Mediumi francez shkruan për 300 të burgosurit që Danimarka do t’i sjell në Kosovë, burgu me ligje e drejtues danez

by Nexhat

300 të burgosur nga Danimarka do të transferohen në burgun e Gjilanit, në kuadër të një marrëveshjeje që është arritur mes shtetit danez dhe Kosovës në vitin 2022 dhe që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2024, raporton mediumi francez “franceinfo.fr”, .

Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani, ka thënë se në burgun e Gjilanit do të zbatohen ligjet daneze, drejtuesi do të jetë danez, por pjesa tjetër e stafit do të jenë nga Kosova.

banner

 “300 kriminelë nga Danimarka do të transferohen në këtë burg”, shpjegon Ismail Dibrani.

“Ligjet daneze do të zbatohen aty, me një drejtues danez. Por sigurisht, stafi do të jetë kosovar”, ka thënë ai.

Në këmbim të strehimit të 300 të burgosurve të huaj të dënuar në Danimarkë, Kosova do të marrë 200 milionë euro nga Kopenhageni.

Siç shkruan “franceinfo.fr”, asnjë nga të burgosurit e dërguar nga Danimarka nuk mund të jetë dënuar për terrorizëm ose krime lufte, as të vuajë nga sëmundje mendore ose ndonjë sëmundje e pashërueshme.

Pas vuajtjes së dënimeve në Kosovë, të burgosurit do të deportohen në vendet e tyre të origjinës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy