Para qendrës më të madhe të votimit në Rahovec, më saktë nga shkolla “Isa Boletini”, gazetarja Donjeta Murselaj ka dhënë detaje lidhur me mbarëvajtjen e procesit atje.
Ajo njoftoi se procesi i votimit atje nisi mirë, me detaje të tjera që dha menaxheri i kësaj qendre Sakip Kryeziu, i cili njoftoi se sipas procedurës kanë filluar dje me përgatitjet.
Sipas Kryeziut, çdo qendër është hapur në orën 7:00.
Për menaxherët e qendrave në Rahovec mungojnë ID identifikuese të KQZ-së dhe se për këtë Kryeziu tha se është njoftuar në mëngjes.