Pas 25 vitesh, KQZ-ja ia ndryshon vendvotimin kryetarit të Lipjanit Imri Ahmeti

by Nexhat

Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka shkuar sot për të kryer obligimin e tij qytetar me rastin e zgjedhjeve lokale. Megjithatë, pas 25 vitesh votim në të njëjtin vend, ai është përballur me një situatë të pazakontë.

Sipas raportimeve të Klan Kosovës, emri i kryetarit Ahmeti dhe i bashkëshortes së tij nuk është gjetur në listën e votuesve në shkollën fillore “7 Marsi” në Poturovc, vendvotimi ku ata kanë votuar tradicionalisht që nga paslufta.

banner

Ndërkohë, pjesa tjetër e familjes së Ahmetit ka votuar pa pengesa në të njëjtin vendvotim, ndërsa vetëm kryetarit dhe bashkëshortes së tij u është ndryshuar vendvotimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

“Është rasti i parë, që 25 vjet votoj këtu,” u shpreh Ahmeti për mediat, duke theksuar befasi për ndryshimin e vendvotimit pas kaq shumë vitesh

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy