Kryeqyteti vazhdon të prijë deri në orën 15:00 me numrin më të madh të votuesve në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, në mesin e shtatë qyteteve më të mëdha të vendit.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Prishtinë dolën për të votuar rreth 30,41% e qytetarëve, që i bie se nga 222 mijë e 326 qytetarë me të drejtë vote, 67 mijë e 609 prishtinas kanë përmbushur obligimin e tyre kushtetues.
Në Podujevë votuan 28,10%, që i bie 24 mijë e 350 qytetarë nga gjithsej 86 mijë e 668,
Sipas KQZ-së, në Ferizaj kanë votuar 26,06%, apo 32 mijë e 429 votues nga gjithsej 124 mijë e 418.
Qyteti i tretë nga komunat më të mëdha në vend për nga numri i votuesve del të jetë Gjilani, ku votuan 26,73% e qytetarëve, pra 28 mijë e 827 nga 107 mijë e 858.
Në Pejë, deri në orën 15:00, sipas KQZ-së, për të votuar dolën 27 mijë e 242 qytetarë nga 120 mijë e 204, që i bie 22,66%.
Gjakova ndan pothuajse të njëjtën përqindje me Pejën – 22,19% – ku votuan 27 mijë e 22 qytetarë nga 121 mijë e 768.
Ndërkohë, Prizrenasit, deri në orën 15:00, kanë votuar në masën 21,20%, që do të thotë 40 mijë e 34 qytetarë nga gjithsej 188 mijë e 882 me të drejtë vote.