SHTIME/ Një person shpallet në kërkim për kanosje ndaj kryesuesit të një vendvotimi

by Nexhat

Një incident në Shtime po trajtohet nga policia, meqë në shkollën ‘’Naim Frashëri’’, dyshohet që në dhomën e votimit të ketë hyrë një person duke kanosur kryesuesin.

I dyshuari, B. V., është identifikuar dhe hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet, ka bërë të ditur për Klan Kosovën, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

banner

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar për “Pengim në procesin e votimit”, ndërsa B. V. është shpallur në kërkim policor.

”Sot, rreth orës 15:40 në shkollën “Naim Frashëri” në Shtime është raportuar se një person ka hyrë në dhomën e votimit dhe dyshohet për kanosje ndaj kryesuesit të vendvotimit. I dyshuari është identifikuar si B. V. Hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë zhvilluar hetimet për palët e përfshira dhe me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ” Pengim në procesin e votimit” ndaj B.V., i cili është në kërkim policor”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy