Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Obiliqit do të vendosen në balotazh ndërmjet dy kandidatëve kryesorë: Xhafer Gashit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Halil Thaçit nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV)
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Gashi ka marrë 46.47% të votave (5,809 vota), ndërsa Thaçi 44.04% (5,505 vota).
Në garë kanë qenë edhe Goran Dančetović nga Srpska Lista me 4.84%, Ali Krasniqi nga AAK me 2.34%, Nysret Kelmendi nga PDK me 1.79%, si dhe Shefki Salihu nga NISMA me 0.52% të votave.
Në Obiliq kanë votuar gjithsej 12,501 qytetarë, që përbën 47.74% të votuesve me të drejtë vote.
Balotazhi ndërmjet Gashit dhe Thaçit pritet të mbahet brenda afatit ligjor të përcaktuar nga KQZ