Mbrëmja e 12 tetorit, Peci eskaloi në gjuhë të rëndë pasi përfundoi numërimi nga KQZ

by Nexhat

Kandidati i Albin Kurtit për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve s’ishte shfaqur askund nëpër rrjete sociale. Peci s’ka reaguar e s’ka folur as pasi kanë dalë rezultatet e exit-polleve që e nxirrnin si humbës në Mitrovicë.

Megjithatë pas përfundimit të numërimit të votave nga KQZ, numërim që tregonte garë tepër të ngushtë mes Arian Tahirit dhe Faton Pecit, ky i fundit është lajmëruar nga zyra e GUXO në Mitrovicë me një gjuhë të ashpër kundrejt PDK-së.

banner

Peci në një fjalim që mban ne rrethin e ngushtë të bashkëpunëtorëve e aktivistëve, e përshkruan PDK-në si një parti që “përfaqëson krimin në Kosovë dhe rajon”.

Sipas Pecit, qytetarët e Mitrovicës për pak sa s’ia lanë pushtetin në dorë “partisë që përfaqëson krimin në Kosovë, Ballkan dhe rajon”, duke iu referuar PDK’së.

Peci ka hedhur akuza edhe ndaj televizionit RTV Dukagjini, duke pretenduar që televizioni e ka personale me të.

“Nuk muna me gjet fjalë për angazhimin që e keni ba, në shpirt mu keni dhimtë edhe dojsha me ju thanë: Dukagjini është kundër meje. 10 hektarë midis Peje i kena marrë prej krimi që ia kanë dhanë Serbisë edhe një shkau, ia kena rikthy shtetit“, ka deklaruar ai.

Gjatë fushatës për zgjedhjet nacionale të shkurtit, Peci në vazhdimësi është shfaqur me gjuhë brutale kundrejt kundërshtarëve. Edhe në debatet televizive me kandidatin e PDK-së, Arian Tahiri, Peci ka pasur pak a shumë qasje të njëjtë ndaj tij, duke i folur me arrogancë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy