Begaj për paqen në Gaza: Diplomacia dhe dialogu e bëjnë të pamunduren të mundur

by Nexhat

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha se nënshkrimi i marrëveshjes së Paqes në Gaza është një moment historik.

Përmes një reagimi në X, Begaj shkroi se marrëveshja e Paqes shënon një pikë kthese dhe dëshmon se diplomacia dhe dialogu mund ta bëjnë të pamundurën të mundur,

banner

Ai nënvizoi se Shqipëria qëndron me Lindjen e Mesme.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes në Gaza sot në Egjipt – i iniciuar dhe i bërë realitet nga @POTU Donald J. Trump – është një moment historik për paqen dhe njerëzimin. Ai shënon një pikë kthese, duke dëshmuar se diplomacia, dialogu dhe vizioni mund ta bëjnë të pamundurën të mundur. Shqipëria qëndron përkrah të gjitha kombeve që punojnë për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme në këtë moment vendimtar”, shkroi Begaj në X,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy