Gazmend Muhaxherin apo Taulant Kelmendin, me kë do të bashkëpunojë Ali Berisha në balotazh në Pejë?

by Nexhat

Dje janë mbajtur zgjedhjet lokale. Sipas numërimit të votave nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qytetarët e Pejës do të votojnë përsëri, më 9 nëntor.

Kjo pasi që në garën për të parin e kësaj komune asnjë nga kandidatët nuk arriti që të fitonte garën i vetëm.

banner

Gazmend Muhaxheri nga LDK-ja arriti që të merrte 46,11% apo 19 e 305 vota. Në vendin e dytë përfundoi Taulant Kelemendi nga VV-ja me 27.88 % apo 11 mijë e 508 vota.

Që të dytë duhet që ta bindin Ali Berishën për balotazhin e 9 nëntorit.

Por me kë do të bashkëpunojë Ali Berisha që dje morri 18,41%?

‘’Ne do të presim rezultat për asamble fillimisht pastaj do të zhvillojmë një takim me strukturat e partisë këtu në Pejë. Neve na intereson interesat e subjektit tonë politik dhe do të vendosim në kohën e duhur’’, ka thënë Berisha për Indeksonline

Berisha thotë se AAK-ja në Pejë ka pasur garë me një qeveri të tërë dhe një qeveri komunale.

‘’Ka qenë një proces demokratik, ka qenë e pamundur që të kemi një rezultat më të mirë bazuar në atë çka partitë e tjera kanë pasur në dispozicion. Aleanca këtu në Pejë ka pasur garë me një qeveri të të tërë dhe një qeveri komunale. Rezultati është i kënaqshëm, kemi ngritje krahasur me vitin 2021 edhe si parti edhe si asamble’’, thotë Berisha për Indeksonline.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy