Klubi gjigant italian Juventus ka bërë një postim të veçantë për Edon Zhegrovën, duke i uruar suksese atij dhe Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e sontme ndaj Suedisë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror 2026.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, “Zonja e Vjetër” ka treguar edhe një herë vëmendjen e veçantë që po i kushton yllit kosovar, i cili iu bashkua klubit torinez në ditën e fundit të merkatos nga Lille.
“I urojmë suksese Edon Zhegrovës dhe bashkëlojtarëve të tij te Kosova në ndeshjen ndaj Suedisë, që luhet për kualifikimet e Botërorit”, – shkruhet në postimin zyrtar të Juventusit.
Ndeshja Kosovë – Suedi zhvillohet sonte dhe pritet të jetë një sfidë e rëndësishme për “Dardanët” në rrugëtimin drejt Botërorit 2026.