Kepi i Gjelbër bën historinë, kualifikohet në Kupën e Botës 2026

by Nexhat

Kepi i Gjelbër është kualifikuar për herë të parë në historinë e tij në Kupën e Botës për meshkuj, pas fitores 3-0 ndaj Eswatin-it të hënën.

Golat në pjesën e dytë nga Dailon Livramento, Willy Semedo dhe Stopira i dhanë vendasve një fitore të rehatshme në “Stadiumin Kombëtar” në Praia.

banner

Ky shtet ishullor, me rreth 525 mijë banorë, bëhet kombi i dytë më i vogël ndonjëherë që kualifikohet në fazën finale të një Kupa Bote, pas Islandës, e cila mori pjesë në edicionin e vitit 2018.

Rezultati i së hënës siguroi që Kepi i Gjelbër të përfundonte në vendin e parë të Grupit D në kualifikueset afrikane, me katër pikë më shumë se Kameruni i vendit të dytë, i cili barazoi 0-0 në shtëpi me Angolën po të hënën.

Kepi i Gjelbër humbi mundësinë për t’u kualifikuar javën e kaluar pas një barazimi spektakolar 3-3 me Libinë në ndeshjen e parafundit të grupit.
Humbja e tyre e vetme në grup ishte 4-1 në Kamerun, në javën e tretë, por barazimet e papritura të Kamerunit ndaj Libisë, Eswatin-it dhe Angolës, së bashku me humbjen 1-0 në Kepin e Gjelbër muajin e kaluar, u dhanë ishujve epërsinë vendimtare.

Kameruni tani synon të jetë një nga katër skuadrat më të mira ndër nëntë vendet e dyta për të siguruar një vend në fazën “play-off” drejt Kupës së Botës.

Mbrojtësi i Villarreal-it, Logan Costa, është i vetmi lojtar nga Kepi i Gjelbër që aktivizohet aktualisht në njërën nga pesë ligat kryesore të Evropës, ndërsa pjesa tjetër e kombëtares përbëhet nga futbollistë që luajnë në Portugali, Turqi, Qipro, Izrael, Hungari, Bullgari, Rusi, Finlandë, Irlandë, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kapiteni i Kepit të Gjelbër, Ryan Mendes, që luan për klubin turk Kocaelispor, është golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares (21 gola në 85 paraqitje), ndërsa Bebe, ish-lojtar i Manchester United, aktivizohet aktualisht te klubi spanjoll i kategorisë së tretë, Ibiza.

Së bashku me bashkëpritësit e turneut – Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Meksikën – edhe 15 kombe të tjera janë kualifikuar për finalet e vitit të ardhshëm përpara këtij pushimi ndërkombëtar të tetorit. Kepi i Gjelbër bëhet kombi i tretë debutues, pas Uzbekistanit dhe Jordanisë.

Kepi i Gjelbër është kualifikuar në katër nga shtatë edicionet e fundit të Kupës së Kombeve të Afrikës, duke arritur deri në çerekfinale në edicionet e 2013 dhe 2023, megjithëse nuk arriti të sigurojë pjesëmarrjen në turneun e ardhshëm në Marok.

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet për herë të parë me 48 ekipe pjesëmarrëse, një zgjerim nga formati me 32 ekipe që ishte në fuqi nga viti 1998 deri në 2022

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy