Klubi i madh italian pas Zirkzee

by Nexhat

Klubi italian AS Roma po shqyrton mundësinë për të transferuar në janar sulmuesin holandez të Manchester United, Joshua Zirkzee, i cili po përballet me mungesë minutash në “Old Trafford”.

Sipas “The Sun”, Zirkzee është i gatshëm të largohet gjatë afatit kalimtar të dimrit, pasi situata e tij aktuale mund të ndikojë negativisht në mundësinë për t’u përfshirë në listën e Holandës për Kupën e Botës 2026.

banner

Ish-sulmuesi i Bolognës, që kaloi te Manchester United gjatë verës, e sheh një rikthim në Serie A si opsion ideal për të rigjetur formën dhe vazhdimësinë në fushë. Roma, që po përballet me kufizime financiare, po synon të arrijë një marrëveshje huazimi në janar.

Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, raportohet të jetë një admirues i madh i Zirkzees, duke e parë atë si një përforcim të rëndësishëm për fazën ofensive të skuadrës.

Megjithatë, Roma mund të përballet me konkurrencë nga Premier League, pasi West Ham United po ndjek me interes zhvillimet rreth situatës së 23-vjeçarit.

Nëse transferimi realizohet, Zirkzee do të kishte mundësinë të rikthehej në një kampionat që e njeh mirë, pas paraqitjeve mbresëlënëse me Bolognën sezonin e kaluar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy