LVV-LDK në balotazh, kandidati i PDK-së: Unë e vendos kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Fushë Kosovës

by Nexhat

Kandidati i PDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava mbeti jashtë garës së balotazhit, por thotë se është ai që do ta marrë vendimin se kush do të jetë kryetar i ri i komunës.

“E kemi krejt kohën e botës me vendos, njëherë duhet me i pritë rezultatet edhe për asamble komunale pastaj me vendos. Me rëndësi është që unë e vendosi, Rrahim Tërnava e vendos se kush do të jetë kryetar i ardhshëm i Fushë Kosovës për katër vitet e ardhshme”, tha ai për Indeksonline.

banner

Valon Prebreza i LVV-së ka dalë i pari në Fushë Kosovë dhe sipas rezultateve preliminare, ka marrë 45,14% të votave.

Pas tij renditet Besnik Osmani i LDK-së me 36,62%.

Tërnava, vetë, arriti të merrte 16,07% të votave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy