Mehmetaj me fjalë miradije për Vetëvendosjen: Po konsolidohet si partia e parë

by Nexhat

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të jetë pjesë e garës për balotazh në 12 komuna nga gjithsej 20 që do të shkojnë në raund të dytë.

Partia më e madhe në nivel qendror ka arritur të fitojë pa balotazh në Kamenicë, Podujevë dhe Shtime, ndërsa në disa komuna të tjera si Gjilan dhe Fushë-Kosovë, po udhëheq si e para.

banner

Në të njëjtën kohë, Vetëvendosje është renditur e dyta në disa qytete të mëdha si Gjakovë, Kaçanik, Mitrovicë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Viti dhe Vushtrri, duke ruajtur një prezencë të gjerë politike në gjithë vendin.

Duke komentuar këto rezultate në Debat Plus, gazetari Lirim Mehmetaj vlerësoi se Vetëvendosje ka hyrë në një fazë të re politike, ku po e dëshmon se nuk është më vetëm një lëvizje, por një strukturë e konsoliduar partiake me rrjet të qëndrueshëm në terren.

“VV-ja është këtu për të qëndruar. Dhe prej një lëvizje, që kryesisht ka funksionuar me frymë tash është strukturar në terren. Dhe pa diskutim nuk mundesh me fol për fitues apo humbës, për shkak se ka aq shumë komuna në balotazh. Për shembull VV-ja mundet me mbetet vetëm në këto që i ka ose mundet me fitu shumë më shumë edhe këto tjerat njëjtë. Sukses i VV-ja është i ka mbajtur komunat e veta… kështu që ky është rezultat i mirë, kur e krahason VV-në me vetën në zgjedhjet e tjera lokale.

Një farë ideje e partive opozitare që VV-ja mundet me qenë flluskë, aksident. Po del që s’është ashtu dhe po konsolidohet si partia e parë në Kosovë. Një far kombinimi mes nacionaleve dhe lokaleve”, ka thënë Mehemtaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy