Ngrirje milionëshe për “Pronën e Veternikut” – Hetime për falsifikim dhe deklarime të rreme

by informim peje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngrirë pasuri në vlerë rreth 10 milionë euro në rastin e njohur si “Prona e Veternikut”.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se ka lëshuar urdhër ndalues të përkohshëm për gjithsej 7 hektarë tokë dhe ka kërkuar nga gjykata që të lëshoj urdhrin përmes të cilit deri në përfundimin e procesit gjyqësor t’ua ndalojë personave që kanë interes shitjen, transferimin, dhurimin, zvogëlimin dhe ngarkimin e pronës në fjalë.

banner

Është nxjerrë vendim edhe për zgjerim të hetimeve.

“Prona prej 7 hektarësh është pasuri e specifikuar për të cilën ka dyshim të bazuar se është përfituar me vepër penale. Prokurori i Shtetit është duke i zhvilluar hetimet me intezitetin me të lartë dhe për të pandehurit A.G, Y.H dhe M.G ka nxjerrë vendim për zgjerimin e hetimeve edhe në drejtim të veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 dhe “Deklarimet e rreme”, nga neni 384 të KPRK-së. Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjshmërisë dhe trajtimin e rasteve me përkushtim maksimal”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy