Nuk ishte shkak shqiponja! Ja përse Rey Manaj u ndëshkua me karton të verdhë pas golit kundër Serbisë

by Nexhat

“Manaj dhe çdo futbollist tjetër mund të festojnë me shqiponjë sa herë të duan”

Rey Manaj realizoi gol në fitoren 0-1 të Shqipërisë në Serbi, teksa pasi festoi me shqiponjë, ai u ndëshkua me karton të verdhë

banner

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, bën me dije se Manaj mori karton për shkak se festoi në stolin e kundërshtarëve.

“Manaj dhe çdo futbollist tjetër mund të festojnë me shqiponjë sa herë të duan dhe asnjëherë s’do të ndëshkohen me karton të verdhë. Rasti konkret është ndëshkuar me kartonin e verdhë sepse është festuar në pankinën e ekipit kundërshtar, e cila mund të ishte provokim dhe të sillte trazira në fushën e lojës Ky është interpretim zyrtar, vendim i arbitrit. E thashë dhe më parë, kartoni i verdhë jepet në raste të tjera, kur provokon kundërshtarin, spektatorin, ose kur heq bluzën pas shënimit të golit. Se feston me shqiponjë as nuk është ndëshkuar dhe as nuk do të ndëshkohet me karton të verdhë”, tha presidenti Duka për gazetarin Blendi Fevziu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy