PDK-ja thotë se doli e para në Kosovë me 175 mijë vota për Kuvende Komunale, LDK-ja të kundërtën: Kemi 180 mijë

by Nexhat

Partia Demokratike e Kosovës thotë se doli “partia e parë në Kosovë, me mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale”.

PDK-ja tha se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit arriti të marrë “numrin më të madh të votave në nivel vendi, sa i përket garës për Kuvendet Komunale”, ku tha se “radhitet e para”.

banner

“Para LDK-së me 168 mijë vota dhe para VV-së me 156 mijë vota”, thuhet në postim.

Ndryshe thotë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Kokën lart të gjithë. Sepse LDK-ja sot është më e fortë, më e organizuar dhe më e lidhur me njerëzit se kurrë më parë. Ju jeni dëshmia e kësaj. LDK ka sot mbi 180 mijë vota për Kuvende Komunale, dhe pa diskutim del partia e parë nga këto zgjedhje lokale”, shkroi ai ndër tjerash në një postim të sotëm në Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy