Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili mbrëmë doli fitues i zgjedhjeve duke siguruar edhe një mandat, ndodhet në stadium duke shikuar ndeshjen Suedi-Kosovë.
Teksa ka ndarë pamje nga atmosfera e ndeshjes, Lladrovci ka përdorë moton e fushatës zgjedhore të tij për t’i dhënë kurajo ekipit kosovar.
“Folni me gjuhën e kampionit shqiponja, duam fitore!”, ka shkruar Lladrovci, krahas pamjeve të publikuara.