Von der Leyen: Plani i Rritjes mund të dyfishojë ekonominë e Ballkanit Perëndimor

by Nexhat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe mbështeti ambicien e qeverisë shqiptare për mbylljen e grup-kapitujve deri në vitin 2027.

“Mesazhi im i parë është mjaft i qartë: Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së. Ju keni bërë një rrugë të gjatë, keni bërë progres, por dua të theksoj se është një progres i mrekullueshëm, në një shpejtësi rekord dhe një përshpejtim i vërtetë në tre vitet e fundit” tha Von der Leyen.

banner

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e qëndrimit të Shqipërisë në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, veçanërisht në kontekstin e tensioneve gjeopolitike për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Më tej Presidentja e KE-së theksoi se ekonomia jonë ka fituar akses në tregun e përbashkët dhe në investimet e reja të BE-së.

“Që të afroheni me Bashkimin Evropian, nuk ka të bëjë vetëm me politikat, por ka të bëjë edhe për një biznes të zgjuar dhe në të vërtetë dy vite më parë ne lançuam Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, dhe parimi juaj është mjaft i qartë: ekonomia juaj ka fituar akses në tregun e përbashkët dhe në investime të reja të BE-së dhe në këmbim ju zbatoni reforma kyçe.

Dyert e sektorit të tregut të vetëm janë të hapura. Kemi një treg të gjerë të përbashkët. Plani i Rritjes ka potencialin që të dyfishojë ekonominë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë dekadë dhe shohim që tashmë ka filluar të japë rezultate”, u shpreh Von der Leyen.

Von der Leyen dha tre shembuj të përmbledhur në lidhje me këtë.

“Ju keni bërë progres të fortë në reformat kyçe, në sajë të kësaj mund të them dhënien e 100 milionë eurove. Tani kemi për ta zbatuar këtë plan. Jemi në rrugën e duhur. Kjo është rruga që Shqipëria të aksesojë të gjithë fondin, në bazë të Planit të Rritjes ka rreth 1 miliardë euro”.

“E dyta, është futja e Shqipërisë në SEPA. Në atë kohë dukej si projekt ambicioz, por për dy vite ju e bëtë që të ndodhte. Që prej javës së kaluar transferimet e parave mes Shqipërisë dhe BE-së janë më të sigurta dhe të lira.

“Shembull i tretë është roaming. Ne arritëm një marrëveshje me operatorët në 2023-shin dhe vitin që vjen ne do të heqim të gjitha tarifat e roaming midis Shqipërisë dhe BE-së”, tha Von der Leyen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy