Pas fitores në zgjedhjet lokale të së dielës, kandidati i pavarur Ramiz Lladrovci, me nismën “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, ka arritur të mposhtë kandidatin e PDK-së, Petrit Hajdarin.
Lladrovci garoi si i pavarur pasi Kryesia e PDK-së nuk e nominoi për një mandat tjetër për kryetar të Komunës së Drenasit.
Pas kësaj fitoreje, është shtuar kureshtja nëse ai do të rikthehet sërish në PDK.
Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, analisti politik, Argjend Softolli, tha se një rikthim i tillë është i mundshëm.
“Lladrovci vet ka deklaruar se do të rikthehet në PDK, dhe unë mendoj se kjo është fitore edhe për Partinë Demokratike, fitorja në Drenas në përgjithësi”, u shpreh Softolli.