Policia e Kosovës ka nisur grumbullimin e informatave lidhur me keqpërdorim të mundshëm të votave në komunën e Mitrovicës jugore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.
“Policia është duke grumbulluar informata lidhur me pretendimet për keqpërdorim të votave në këtë lokacion”.