Elita Rudi “ngre në këmbë” Gjikon, shaka epike që bëhet virale në rrjet

by jonzefaj

Elita Rudi, ka bërë që rrjetet sociale të shpërthejnë në të qeshura pas një “pranku” epik që i bëri bashkëshortit të saj, reperit Gjiko.

Në një video që publikoi në TikTok, Elita ndan me ndjekësit një pjesë të bisedës së saj me Gjikon në WhatsApp, ku i shkruan se “një teknik po vinte për të rregulluar diçka në orën 11 të natës”.

banner

Paniku i Gjikos dhe telefonatat e njëpasnjëshme

Menjëherë pas mesazhit, Gjiko reagon i shqetësuar, duke e telefonuar disa herë me radhë dhe duke kërkuar shpjegime.

“Kush o ky moreee? A je mirë? Si lejoni njerëz brenda?”, dëgjohet ai duke pyetur me panik.

Kur Elita vazhdon shakanë, duke e siguruar se “tekniku” ndodhet ende në shtëpi, Gjiko bindet se situata është e rrezikshme dhe, në një moment frike, njofton policinë.

“A je normale?” – reagimi që po bën xhiron e rrjetit

Në fund, kur Elita zbulon se gjithçka ishte një shaka, reagimi i Gjikos është i paharrueshëm:

“A je normale? Pasha fëmijët, policia është duke ardhur. Po dridhem.”

Videoja është bërë virale, duke mbledhur mijëra pëlqime dhe qindra komente nga ndjekës që e kanë cilësuar “shakanë më të fortë të vitit”. Në fund të videos, Elita i kërkon falje bashkëshortit për situatën që krijoi, ndërsa ndjekësit e përgëzojnë për kreativitetin dhe humorin që gjithmonë e karakterizon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy