Kombëtarja e Kosovës e regjistroi mbrëmë një fitore madhështore në Suedi duke e zënë pozitën e dytë në tabelë.
Suksesi i saj dhe kualifikimi i mundshëm në botëror nuk i shpëtoi nga vëmendja ish-kryediplomatit të Malit të Zi, Miodrag Vlahoviq, i cili shprehi dëshirën që të shohë sa më shumë kombëtare të rajonit në botëror.
“Shoh që Kosova po udhëheq 1-0 kundër Suedisë… kështu që shpresoja që ndeshja të transmetohej në një nga kanalet sportive Arena… Do të doja që kosovarët të shkonin në Kupën e Botës, të kishim dikë për të bërë tifo – përveç Kroacisë dhe Maqedonisë, shpresoj!”, shkroi ai.
“Dhe Bosnja dhe Hercegovina, sigurisht, nuk pashë që edhe ato janë aktualisht të dytat!”, shtoi ai
Pasi ndeshja u mbyll me fitore, Vlahoviq e uroi edhe njëherë Kosovën.
Urime, Kosovë! Čestitke na pobjedi! @albinkurti @Petrit @MemliKrasniqi @nikaj @VSurroi https://t.co/vkD0XQZAuF
— Miodrag Vlahovic🇲🇪 (@Mico_Vlahovic) October 13, 2025