Katy Perry dhe Justin Trudeau konfirmojnë romancën, puthje pasionante në jahtin e këngëtares

by jonzefaj

Këngëtarja amerikane, Katy Perry, ka konfirmuar dashurinë e saj për ish-kryeministrin kanadez, Justin Trudeau dhe çifti u kap duke u puthur në jahtin e këngëtares.

Në fotot e shpërndara fillimisht nga Daily Mail, Perry (40 vjeçe) dhe Trudeau (53 vjeç) shihen duke u puthur dhe përqafuar në një jaht pranë brigjeve të Santa Barbara, Kaliforni.

banner

Një burim i tha The Sun se Trudeau dhe Perry kanë qenë në një lidhje sekrete që nga fillimi i verës.

Kujtojmë se këngëtarja u fotografua duke darkuar me ish-kryeministrin kanadez këtë verë.

Ndërsa thashethemet për një lidhje romantike filluan në atë kohë, nuk pati asnjë konfirmim.

Pastaj Trudeau u kap në koncertin e saj në Montreal, ku një nga klipet e shpërndara në Twitter tregon ish-kryeministren duke i buzëqeshur Perry-t ndërsa ajo performonte në skenë, dhe madje duke kënduar disa fjalë nga kënga e saj “Dark Horse”.

Kujtojmë që Justin Trudeau u divorcua nga gruaja e tij Sophie Gregoire në vitin 2023 pas 18 vitesh martesë. Ata kanë tre fëmijë.

Këtë verë, Katy Perry konfirmoi fundin e marrëdhënies së saj afatgjatë me Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë, Daisy.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy