Maqedonci në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së, takon zyrtarë amerikanë

by Nexhat

Në kuadër të pjesëmarrjes në panairin ndërkombëtar të mbrojtjes “AUSA 2025”, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi një takim me drejtorin e Agjencisë për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Siguri të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael F. Miller.

Bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e mbrojtjes, me fokus në prokurimin e pajisjeve dhe sistemeve të armatimit përmes mekanizmit Foreign Military Sales (FMS), i cili ka mundësuar realizimin e marrëveshjeve “shtet me shtet” me SHBA-në, duke garantuar cilësi të lartë dhe kosto të ulët për produktet e prokuruara nga FSK-ja.

banner

Në takim morën pjesë edhe zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Enver Cikaqi, atasheu i mbrojtjes i Republikës së Kosovës në SHBA, kolonel Sylejman Cakaj, si dhe drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike, kolonel Ahmet Ajeti.

Palët gjithashtu shkëmbyen mendime rreth prokurimeve të ardhshme, si dhe për kontributin që Kosova i ka dhënë Ukrainës në kuadër të mbështetjes ndërkombëtare.Drejtori Miller përgëzoi Republikën e Kosovës për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA), duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me herët ministri n detyrë i Mbrojtjes mori pjesë në shënimin e 250-vjetorit të themelimit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë eveniment Maqedonci u ftua nga Asociacioni i Ushtrisë Amerikane (AUSA), ku po merr pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2025”, që po zhvillohet në Uashington D.C., me pjesëmarrjen e 92  përfaqësuesve të vendeve të botës.Panairi AUSA-së, i organizuar në kryeqytetin amerikan është një platformë strategjike që bashkon udhëheqësit më të lartë ushtarakë, inovatorët e industrisë së mbrojtjes, politikbërësit dhe delegacionet ndërkombëtare në një takim vjetor.

Ngjarja, e cila do të zgjasë tre ditë, ofron mundësi të rëndësishme për të eksploruar teknologjitë më të avancuara ushtarake dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me synim shqyrtimin e mundësive për zhvillimin e mëtejshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me nevojat, prioritetet dhe standardet bashkëkohore të mbrojtjes

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy