MOTI/ Nesër intervale më të shpeshta me diell, temperaturat deri në 15C e 18C

by Nexhat

Vransira kalojnë ditën e mërkurë mbi vend, por mbetet thatë, me intervale më të shpesha me diell. Temperaturat minimale zbresin në 6C e 8C, derisa ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 15C e 18C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 3-7m/s.

E enjta fillon me intervale më të gjata me diell, por më e ftohtë, me minimale që zbresin në 3C e 4C. Pasdite më vonë vransirat fillojnë të përfshinë vendin. Të premten parashihen kushte për reshje shiu kohëpaskohe, kryesisht me intenzitet të dobët. Temperaturat maksimale zbresin deri në 12C e 13C. Shi i dobët lokalisht vazhdon të paraqitet edhe përgjatë ditës së shtunë. Nga dita e diel vransirat shpërndahen, e pasdite po pritet të ketë intervale me diell. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 5C e 10C. Nga dita e enjte frynë erëra të lehta dhe mesatare juglindore. Të premten paksa më të theksuara me hove deri në 15m/s.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy