Një moment historik: Starmer përshëndet paqen në Gaza dhe rolin vendimtar të Trump

by informim peje

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka informuar sot Dhomën e Komunëve në lidhje me armëpushimin në Lindjen e Mesme.
Në deklaratën e tij, Starmer u shpreh: “Fjalë që kam pritur prej shumë kohësh t’i them në këtë sallë: pengjet që mbijetuan janë të lira, bombardimet në Gaza kanë ndaluar dhe ndihmat urgjente kanë nisur të hyjnë, falë planit të paqes të udhëhequr nga Presidenti Trump.”

Kryeministri e përshkroi këtë zhvillim si një “moment lehtësimi të thellë” për shumë njerëz, ndonëse i zymtësuar nga dhimbja për atë që ka ndodhur më parë. Ai kërkoi gjithashtu që të hiqen të gjitha kufizimet ndaj ndihmave humanitare.
Starmer konfirmoi se Mbretëria e Bashkuar po vijon të ofrojë ndihmë, përfshirë një kontribut prej 20 milionë paundësh për mbështetjen e furnizimit me ujë, higjienë dhe sanitet.

banner

Duke e lavdëruar rolin e Donald Trumpit, ai theksoi: “Ky është marrëveshja e paqes së tij. Askush nuk duhet të ketë dyshime: asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur pa Presidentin Trump.”

Starmer shtoi se Mbretëria e Bashkuar ka “punuar prapa skenave për muaj me radhë”, së bashku me Shtetet e Bashkuara, vendet arabe dhe ato evropiane, për të arritur marrëveshjen për armëpushim, lirimin e pengjeve, shpërndarjen e ndihmave dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Izraelin, Gazën dhe Bregun Perëndimor.

“Jam krenar për kontributin tonë,” përfundoi Starmer.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy