Numërimi për Kuvendet Komunale është duke vazhduar ende. Për Komunën e Prizrenit janë numëruar 94,92% e vendvotimeve dhe sipas renditjes aktuale, PDK është e para me 32.76 %.
LVV është e dyta me rreth 21 %, derisa LDK e treta me 14.02 %.
Në votimin për Kuvendin Komunal të Prizrenit si bartës i listës së GUXO ka kandiduar edhe Haxhi Avdyli, i cili s’ka arritur të marrë as 2 mijë vota.
Sipas të dhënave të deritanishme, ai ka vetëm 2,58% apo 1 mijë e 417 vota.
