Rashiq thotë se preferon një koalicion LVV-LDK për formimin e Qeverisë

by Nexhat

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq ka deklaruar se Lista Serbe gjithnjë është kundër tij sa i përket pozitës së tij të re në Kuvendin e Kosovës.

I pyetur për formimin e qeverisë, Rashiq u shpreh se do të donte që Qeveria të ketë një mazhorancë stabile, për arsye siç tha ai të sfidave dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

banner

Ndërsa, i pyetur për koalicione, ky i fundit shprehi dëshirën që LVV dhe LDK të bëjnë koalicion mes vete për formimin e Qeverisë së Kosovës.

“Si zakonisht Lista Serbe në cilëndo formë që unë jam i inkoporuar për ndonjë pozitë apo situatë zgjedhor ata gjithë janë kundër e kanë një organizim brutal, prandaj nuk është befasi prej tyre. Unë kisha qenë i gëzuar që të kemi një qeveri një mazhorancë stabile për shkaqe të sfidave që kemi, për shkak të marrëdhënieve ndërkombëtare, prandaj unë kisha qenë i gëzuar që të jetë LVV të bëjë koalicion me LDK, atëherë do të kishim pas një numër më të madh të deputetëve, nëse isha vetë unë në ndonjë formë ose një moment do të inkurajojë Kurtin që është e mundshme një koalicion të lind sepse siq kemi konfirmuar edhe më herët kanë treguar një seriozitet institucional dhe unë e vlerësoj një gjë të tillë”, ka deklaruar Rashiq në Tëvë1

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy