Shënoi golin e fitores ndaj Suedisë, Asllanit i rritët vlera në treg

by Nexhat

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ishte protagonist i mbrëmshëm në fitore historike 1:0 ndaj Suedisë, duke shënuar golin vendimtar që afroi “Dardanët” drejt play-off”-it për Botërorin 2026.

Forma e shkëlqyer që po shfaq sulmuesi i Hoffenheimit në këtë fillim sezoni në Bundesligë, ku ka shënuar 4 gola, ka bërë që vlera e tij në treg të rritet ndjeshëm.

banner

Faqja e specializuar “Transfermarkt” ka rritur sot vlerën e kartonit të 23-vjeçarit për 10 milionë euro, nga 8 milionë në 18 milionë euro, duke e bërë Asllanin një ndër futbollistët më të vlefshëm shqiptarë aktualisht.

Ekspertët parashikojnë se nëse vazhdon me këtë formë të lartë, vlera e Asllanit mund të rritet edhe më shumë, duke e shndërruar atë në një nga asetet më të rëndësishme të futbollit kosovar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy