Shqipëria triumfon ndaj Jordanisë në miqësore

by Nexhat

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur një fitore me rezultat 4-2 ndaj Jordanisë, në miqësoren e zhvilluar të martën në Tiranë.

Ndeshja nisi me avantazhin e mysafirëve, pasi në minutën e njëzet e shtatë, pas një goditje këndi, mbrojtja shqiptare nuk ka reaguar në kohë dhe Al-Rashdan ka shënuar me kokë, duke kaluar Jordaninë në epërsi 1-0.

banner

Shqipëria ka reaguar në minutën e dyzet, kur pas një inkursioni të Nedim Bajramit nga e majta, topi është devijuar nga Saden, i cili ka realizuar autogol, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Pjesa e parë ka përfunduar me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë e kanë marrë kontrollin e lojës. Në minutën e gjashtëdhjetë e katërt, Kristjan Asllani ka dhënë një pasim të saktë për Armando Brojën, i cili ka qenë i vetëm para portës dhe ka shënuar për 2-1.

Vetëm njëmbëdhjetë minuta më vonë, në minutën e shtatëdhjetë e pestë, Hoxha ka realizuar një supergol me një gjuajtje të fortë nga e majta, duke rritur epërsinë në 3-1.

Në minutën e shtatëdhjetë e nëntë, Nedim Bajrami ka shënuar për 4-1, pas një bashkëpunimi me Brojën.

Në fund të ndeshjes, në minutën e nëntëdhjetë, Olwan ka realizuar për Jordaninë, duke ngushtuar rezultatin në 4-2

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy