Tronditet Barcelona, Lewandowski humbet “El Clasico”, në dyshim të fortë edhe Raphinha

by Nexhat

Lajme të hidhur në shtëpinë e Barcelonës pak ditë përpara “El Calsico” kundër Real Madrid. Lewandowski rikthehet i dëmtuar nga grumbullimi me përfaqësuesen polake. “Bomberi” i Barçës ka pësuar një tërheqje muskulore në bicepsin femoral të kofshës së majtë, një dëmtim që pritet ta mbajë jashtë fushës së lojës për të paktën 4 javë.

Në këtë mënyrë, Leva humbet super sfidën me Real Madrid në program për t’u zhvilluar më 26 tetor. Leva u dëmtua në takimin kundër Lituanisë ku qëndroi në fushë për 90 minuta dhe shënoi 2 gola. Dëmtimi i polakut është i fundit në radhë pasi më herët Hansi Flick humbi edhe shërbimet e Dani Olmos si pasojë e një dëmtimi në këmbën e majtë me ekipin e Spanjës

banner

Ndërkohë në dyshim të fortë mbetet edhe Raphinha, prezenca e tij në “El Clasico” nuk është e sigurt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy