Dikush mbi 7 mijë, e dikush 16, si po sillet numri i votave për asamble të Deçanit?

by informim peje

Në Deçan janë procesuar 96,00% e votave për asamble komunale, gjegjësisht nga 50 vendvotimet atje.

Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor po vazhdon të bëhet publikimi i votave për Kuvendin Komunal të këtij qyteti, njofton Klankosova.tv.

banner

Sipas të dhënave të fundit, Hajdar Sutaj nga AAK që është bartës i listës ka marrë 7 mijë e 140 vota, pasuar nga Hyri Dobrunaj i LDK-së me 3 mijë e 619 vota, njofton Klankosova.tv.

Shkumbin Demaliaj me Iniciativën “Demokracia” siguroi 1532, Faton Selmanaj nga Lëvizja Vetëvendosje 694, Natyra Kuçi me PSD-në, 592 vota, Jetmir Prekalla nga PDK 161 vota.

95 vota mori Guxo me Rabije Haklajn, ndërsa 16 Nimsa me Klisara Berishën.

Detajet me rezultatet atje i gjeni  këtu.

Në garën tjetër, atë për kryetar të komunës, Bashkim Ramosaj ka marrë 51.57 për qind të votave, duke siguruar edhe një mandat për ta udhëhequr qytetin e Deçanit.

Sipas  rezultateve preliminare, i dyti pas tij, erdhi Jeton Mushkolaj i LDK-së me 21.12 %.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy